Flash News

KRYESORE

“Je shumë fotozhenike”, gruaja ‘ankohet’ në video-selfie-n e Bashës: Vetëm kaptinën më ke nxjerr

“Je shumë fotozhenike”, gruaja ‘ankohet’ në

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimet me bizneset që janë prekur nga vështirësitë ekonomike pas situatës së shkaktuar nga pandemia covid-19.

Sot Basha realizoi një tjetër video-selfie me disa përfaqësues të bizneseve në Njësinë Administrative Nr.9 në Tiranë, por e ka nisur me batuta me njërën prej tyre.

Gruaja: Ishalla dalim bukur se s’para dal fotozhenike

Basha: Je shumë fotozhenike... Përshëndetje të dashur miq!

Gruaja: S’ka gjë, vetëm kaptinën më ke nxjerr

Basha: Jah, të nxora tamam.

Gruaja: Jemi në dyqanin tim, te Beshirt dhe s’kemi marrë kokërr leku të shkojmë t’ja marrim Edi Ramës te shtëpia në Surrel, do edhe lek me shkuar atje.

Basha: Si shumë biznese të tjera janë në vështirësi të dyfishtë, hallexhiu e shpjegon edhe më mirë. Ishalla kur të vini ju na i jepni ato lekë.

Basha: Të gjitha dëmet që u janë shkaktuar, shteti shqiptar duhet tua dëmshpërblejë.

Të fundit