Flash News

KRYESORE

“Jepnin të vërtetën”/ Zhduken dy gazetarë kinezë, raportonin për korona virusin

“Jepnin të vërtetën”/ Zhduken dy gazetarë

Ata janë gazetarë qytetarë, që duan të japin "të vërtetën" e asaj që po ndodh në Wuhan, epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit në Kinë.

Kështu e nis shkrimin e botuar sot BBB, duke raportuar në lidhje me zhdukjen e dy gazetarëve kinezë të cilët janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Sipas BBC ata postuan video në internet, shpërndanë fotografi dhe histori dramatike nga brenda qytetit të karantinuar, që është prerë praktikisht nga pjesa tjetër e vendit, dhe tani ato nuk gjenden askund.

Fang Bin dhe Chen Qiushi ishin të vendosur për të ndarë atë që mund të bënin për krizën, duke raportuar nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei dhe duke dërguar ato që zbuluan në botë.

Si rezultat, ata tërhoqën mijëra shikime në videot e tyre. Por kanalet e tyre tani kanë kaluar të qeta dhe ata që i kanë ndjekur ata në internet kanë frikë se “mund të jenë zhdukur një herë e përgjithmonë”.

Burimi: BBC  

Të fundit