Flash News

KRYESORE

“Jeta e çdo shqiptari është pa çmim”, mjeku Tritan Kalo: Jemi ende larg për të thirrur ‘fitore’

“Jeta e çdo shqiptari është pa çmim”, mjeku

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, një nga njerëzit e vijës së parë të “luftës” ndaj koronavirusit, bëri një koment në rrjetet sociale, ku thekson se jemi ende larg për të thirrur fitore. Tritan Kalo, shprehet se deri më tani janë bërë shumë gjëra për të luftuar COVID-19, por sipas tij vetëndërgjegjësimi i njerëzve ende nuk është sa duhet. Ai kërkon që të respektohen dhe më tej masat mbrojtëse, nga distancimi social deri te higjena.

“Puna, përkushtimi dhe profesionalizmi ynë janë dhe kurdoherë do të jenë në lartësinë e duhur….3.04.2020…..Reparti i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT….Deri më sot shumë e shumë fjalë janë thënë për COVID-19…Shumë e shumë mesazhe jemi përpjekur të përcjellim në publikun e gjërë në çdo formë informimi për ta….Për të mos u bërë të bezdisshëm, kohët e fundit kemi qëndruar pak mënjanë ekraneve…..

Shumë e shumë plane për infrastrukturën spitalore mbështetëse e protokolle mjekimi për Sars-Cov2/Covid-19 janë hartuar, dhe ato po vijojnë të përmirsohen dita – ditës….Vetëndërgjegjësimi në mendimin tim ende nuku është ai i dëshiruari…. Vijoni të respektoni çdo gjë që ju kemi këshilluar për distancimin social, vetizolimin, higjenën, ushqyerjen, ajrosjen….Masat kufizuese të ndërmara duket se po funksionojnë….

Ne edhe vetë po bëjmë shumë kujdes që të mos shpërdorojmë materialin, i cili na është vënë në dispozicion për mbrojtjen tonë, si dhe të përdorim PPE-të e duhura vetëm e vetëm kur meremi direkt me të dyshuarit apo të sëmurët e prekur nga Covid-19, dhe jo në pritje të ardhjes së tyre….Jemi kurdoherë aty për ju…..Ju duam shumë, na dëgjoni si dhe na respektoni po aq shumë….Jeta e çdo Shqiptari është e paçmimtë….jemi ende larg momentit për të thirrur fitore”, shkruan Tritan Kalo.

Të fundit