Flash News

KRYESORE

Juventusi djeg shansin e artë, merr jetë Napoli / Në La Liga Realin e shpëton Nacho

Juventusi djeg shansin e artë, merr jetë Napoli / Në La Liga

Juventusi sot mund të shkëputej me 6 pikë nga Interi ndjekës në Serie A, por u mposht 2-1 nga Napoli dhe dogji një mundësi të madhe për të treguar se ky nuk do të jetë viti i zikaltërve.

Për skuadrën e trajnerit Gattuso kjo ishte një ndeshje për jetë a vdekje pas një serie ndeshjesh me probleme dhe mungesë rezultatesh. Fatmirësisht, Zielinski dhe Insigne shënuan golat e fitores së napolitanëve dhe "shuan" rëndësinë e golit në fund të yllit Cristiano Ronaldo.

Kjo fitore mund të shërbejë si kthesa e madhe e Napolit në rrugën e Serie A këtë sezon, kurse Juventusit i duhet ende punë për të thelluar diferencën me Interin dhe Lazion.

Ndërkohë, në ndeshjen Valladolid-Real Madrid sonte nuk pati surpriza. Madrilenët e drejtuar nga Zinedine Zidane fituan 0-1 me gol të mbrojtësit Nacho.

Të fundit