Flash News

KRYESORE

Kalaja e Krujës nuk i shpëtoi dot tërmetit, Meta: Janë dëmtuar rëndë dy monumentet unike

Kalaja e Krujës nuk i shpëtoi dot tërmetit, Meta: Janë

Presidenti Ilir Meta ka parë nga afër dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë. Ndalesa e tij e parë ka qenë Kalaja e Krujës, e cila si shumë objekte të tjera nuk i kanë rezistuar forcës së tërmetit, duke u dëmtuar rëndë në disa pjesë të saj.

“Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t'u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë. Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund!”, u shpreh Meta nga Kruja.

Të fundit