Kandidatja e PS flet hapur: Në Shqipëri njerëzit nuk kanë bukë të hanë, në letra ofrojmë shumë

Kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër Senida Mesi, ka pranuar në emisionin  “Opinion” se në Shqipëri ka një sërë problemesh. Ndryshe nga deputetët apo kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste, ajo ka pranuar publikisht se Shqipëria sot përballet me shumë probleme. Madje ajo shkoi deri aty sa pranoi se sot ne Shqipëri ka familje që nuk kanë të hanë bukë.

“Problemet nuk janë vetëm probleme të studentëve. Ka të pastrehë që duan strehë. Ka familje që duan bukë, ka baballarë që kam takuar gjatë këtyre javëve që rrinë e thonë ça do bëhet me mu, si unë do i ushqej fëmijët nesër. Si do i çoj në shkollë nesër. Ka problematika ku familja jeton vetëm më një ndihmë ekonomike. A jemi ne gati tu ofrojmë atyre një zgjidhje. Në letër ne ju ofrojmë të gjithëve një zgjidhje dhe pastaj do përfundojmë aty ku nuk zbatohen planet. Të rrimë me këmbë në tokë dhe të flasim me zemër të hapur,” kjo ishte deklarata e kandidates socialiste në Shkodër, e cila është jo në të njëjtën linjë me kryeministrin dhe ministrat e deputetët e PS.