Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Karantina me 5 pyetje/ Virgjil Muçi: Kur shkenca jep këshilla për larje duarsh, është koha të jemi pesimistë
Imagjinata e ka se njerëzit e letrave do të këndelleshin në kohë izolimi: më shumë kohë kaluar me librat dhe fletoret. Virgjil Muçi, diplomat dhe autor, e pranon këtë. Gjatë kësaj kohe nuk janë librat që i kanë bërë përshtypje, por një fakt i trishtë: se si këshilla dhe ndihma më e madhe e shkencës ishte: lani duart, mbani distancën.
Muçi ka të drejtë: përballja me Covid-19 ka qenë një rast për të shtuar pesimistët.
Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?
Fjala karantinë deri dje ka pasur një konotacion që lidhet me etimologjinë e saj: “quarantena” dhe kishte të bënte me anijet që mbërrinin në Venedik nga vende të largëta dhe izoloheshin për dyzet ditë për të shmangur hyrjen në qytet të sëmundjeve infektive që mund të mbartnin pjesëtarët e ekuipazhit. Sot me atë çka po përjetojmë në epokën e koronavirusit kjo fjalë shkon dhe përfton një peshë të cilën, për ta shprehur, nuk mjafton vetëm një pentagram ndjenjash dhe emocionesh dhe shtatë nota të solfezhit.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
Kufizimi më i madh është mungesa e kontakteve të drejtpërdrejta njerëzore. Në kohë si këto ti e kupton më mirë se kurdoherë tjetër atë që thoshte Aristoteli: “Njeriu nga natyra është një kafshë shoqërore”, dhe pavarësisht faktit se rrjetet sociale kanë lulëzuar si kurrë më parë në këto kohë (ose janë çmendur si kurrëndonjëherë në këto kohë, siç do të thoshte Woody Allen), do të ndjejmë më thellë e më fuqishëm se kurrë nevojën e kontakteve njerëzore, të cilat nuk mund t’i zëvendësojnë jo vetëm arritjet fantastike të teknologjisë, por asgjë tjetër.
Mendoj që bilancin e pluseve dhe minuseve do të duhet ta bëjmë nesër mbasi të jetë mbyllur (në qoftë se do të mbyllet ndonjëherë) kjo histori, e cila, siç jam shprehur para pak kohësh me shaka në një shkrim botuar te ju, do ta ndajë kohën në dy periudha: atë të para koronavirusit (e.p.k.) dhe të mbas koronavirusit (e.m.k).
Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19?
Them që është e vështirë ta përfytyrosh sesi do të jetë bota pas këtij makthi. E vetmja gjë e sigurtë është që nuk ka për të qenë më si më parë. Shenjat janë të qarta e të patjetërsueshme qysh sot. Në gjykimin tim ky virus nuk goditi vetëm jetë njerëzish, si dhe dëshmoi paaftësinë e sistemeve shëndetësore për t’u përballur me gjëma në shkallë masive dhe globale; paradoksalisht ai erdh e u bë një sfidë edhe për demokracitë liberale, duke i vënë në një provë të madhe. Ndoshta nesër do të jemi spektatorë – mbase edhe aktorë – të ndeshjes së madhe midis sistemeve liberale dhe atyre iliberale për të përdorur një term të butë e mos thënë autoritare ose diktatoriale. Pa u zgjatur më shumë do të shtoja se ajo që nesër do të rrezikojmë dhe që, veçanërisht për ne shqiptarët ka një vlerë të pazëvendësueshme për shkak të historisë, do të jetë liria e lëvizjes. Për fat të keq, tendenca e mbylljes në zhguallin e paranojave, egoizmave të nacionalizmave dhe sovranizmave gjithfarësh, do të marrë përmasa që deri tani i kemi vërejtur në faza embrionale, ndërkohë që nesër përbindëshi do të rritet dhe do të shfaqet në krejt dimensionet e veta të lemerisshme.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?
Absolutisht më pesimist nga ç’kam qenë. E para, si kurrë më parë, qytetërimi modern ose postmodern, dhe në veçanti ai Perëndimor, u shfaqën po aq të brishtë dhe vulnerabël sa zor se do të mund ta përfytyronim. Nuk mendoj se mund të ketë paradoks më të madh në shekullin e XXI kur këshilla më e mençur që mund të të ofrojë shkenca është që të vetëizolohesh, të lash duart për 20 sekonda dhe të mbash nga tjetri një distancë prej 1.5 deri në 2 metra. Befas kuptuam se në kohën që kemi shpikur të gjitha armët e mundshme për ta shkatërruar qytetërimin njerëzor, atë që kemi krijuar prej mijëra vjetësh, sa hap e mbyll sytë, prej disa muajsh nuk qenkërkemi në gjendje të shpikim një vaksinë për të shpëtuar jetë njerëzish. Më kujtohet se në një nga intervistat e fundit, para se të vdiste, Stephen Hawking, astrofizicieni gjenial e parashihte fundin e njerëzimit të vinte nga një epidemi ose nga një kontakt i mundshëm i afërt me qenie të tjera inteligjente. E pra, të parën po e përjetojmë, s’më mbetet gjë tjetër veçse t’i lutem (kujt? Hawking?) të mos përjetojmë edhe profecinë e tij të dytë.
Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
S’do mend që dita tipike në karantinë është shumë më monotone sesa një ditë e zakonshme kur shkon në zyrë, hap emailin dhe lexon gjithfarë marrëzish burokratike. Sidoqoftë them se puna është i vetmi shpëtim në kësi rastesh. E këtu kam parasysh ndjekjen e punëve të zyrës nga shtëpia, por edhe leximet (gazeta, portale, libra dhe receta barnash kundër gripit), përkthimet e shkrimet e mia.
Përsa i përket sugjerimeve që më kërkoni, ju marr lejë të rezervohem në dhënien e tyre, duke qenë se nisem nga sentenca latine: De gustibus et coloribus non disputandum est”. Por mund t’ju them se për ëndjen time po lexoj “Autobiografinë” e Woody Allenit, i cili, veç të qenit një regjisor i madh, të konfirmon bindjen e krijuar qysh më parë se është edhe një shkrimtar i madh. Ndërsa filmi që po shoh dhe më ofron kënaqësi të jashtëzakonshme edhe pse iu ktheva për herë të dytë është “Rake”, një prodhim australian, me një aktor të shkëlqyer si Richard Roxburgh. Ju siguroj që nuk më duket aspak kohë e humbur rishikimi i tij.
E meqenëse jemi ende larg kësaj tragjedie me përmasa epike, më lejoni t’ju them: Mirupafshim në e.m.k.! Mbetshi me shëndet!
©Politko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38