Flash News

KRYESORE

“Kazan, “kadri”, “banda”/ Si i komenton Baton Haxhiu etiketimet mes politikanëve dhe gazetarëve: Varfëri argumentuese

“Kazan, “kadri”, “banda”/ Si i komenton Baton

Gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu i cilësuar edhe si miku i kryeministrit Edi Rama është ndër gazetarët që është bërë pjesë e librit “Ndikuesit”, të Belina Budinit, përmes të cilit vë përballë gazetarët me politikën.

Në intervistën e tij, Haxhiu shprehet se të qenit gazetar që vetëm shkruan dhe bën komente, nuk i mjafton. Sa i përket rolit që luajnë gazetarët shqiptarë përballë politikanëve në Shqipëri, për Haxhiun pjesa dërrmuese e gazetarëve në Shqipëri janë në shërbim të pozitës apo opozitës, duke milituar, dhe nuk i shërbejnë profesionit që ushtrojnë.

I pyetur se çfarë tregojnë etiketimet dhe emërtimet reciproke mes politikanëve dhe gazetarëve të tilla si “kazan” apo “kadri” versus “banda”, “trafikantë” dhe “hajdutë”, Haxhiu përgjigjet:

“Kualiteti i diskursit të përgjithshëm politik varet nga trashëgimia historike dhe socio-kulturore, si dhe nga vullneti i pjesëmarrësve në periudha të ndryshme për të kontribuar në emancipimin e tij. Defektet strukturore, të cilat e kanë përcjellë në vazhdimësi shoqërinë shqiptare, domosdoshmërish reflektohen edhe në kualitetin e retorikës politike. Prezenca e konsiderueshme e gjuhës së urrejtjes, stigmatizimeve, sulmeve “ad hominem”, tentimeve për diskreditime personale dhe familjare me shfrytëzimin e fake news janë rezultate të mangësive.

Etiketimet ofenduese në politikën shqiptare janë simbolikë e deficiteve morale dhe varfërive argumentuese. Mungesa kronike e planifikimeve sistematike dhe pragmatike, të bazuara në strategji konkrete afatgjata, krijon hapësirë për zëvendësimin e tyre me përmbajtje kualitativisht të zbrazëta, por emocionalisht të ngarkuara – tejet të përshtatshme për “kiç politikë””.

Të fundit