Flash News

KRYESORE

Këngëtari shqiptar se harron vendlindjen, ngjitet në skenë me flamurin kuq e zi mbi shpinë

Këngëtari shqiptar se harron vendlindjen, ngjitet në

Kantautori shqiptar Ermal Meta, fitues trofesh në festivalin e këngës në Sanremo të këtij viti, një ndër festivalet më të njohura në botën e kulturës dhe të artit, nuk harron të shpreh edhe dashurinë dhe krenarinë që ka për vendin e tij.

Ermal Meta në Festivalin italian “Sanremo” doli fitues i çmimit të tretë, i çmimit të kritikës dhe i çmimit “Serata Cover”, duke rikënduar këngën e famshme të Domenico Modugno “Toka ime e hidhur”, me motive arbëreshe.

Për këngëtarin Meta nuk ka munguar asnjëherë edhe mbështetja e publikut. Meta tashmë është duke vijuar koncertet e tij, ku në njërin nga këto koncerte ai ka dalë në skenë me flamurin shqiptarë në shpinë. Këtë fotografi Meta e ka shpërndarë në facebook.

Të fundit