Flash News

KRYESORE

‘Kërcënim i sajuar nga Vetëvendosja’, Kurti i përgjigjet deklaratës së Thaçit: Le të intervistohet nga prokuroria si dëshmitar

‘Kërcënim i sajuar nga Vetëvendosja’, Kurti i

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se presidenti, Hashim Thaçi, do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit.

Deklarata vjen si një reagim i mëparshëm i deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, i cili deklaroi në një studio televizive në Kosovë, se Lëvizja Vetëvendosje e ka sajuar kërcënimin e bërë nga Garda Vullnetare Shqiptare.

Sipas Kurtit, nëse Thaçi është i sigurt se VV e ka sajuar një kërcënim të tillë, atëherë ai duhet të intervistohet nga prokurori i shtetit.

“Presidenti meqenëse ka informacione të tilla do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla ai duhet t’iu ndihmojë institucioneve të drejtësisë të zbardhin këtë kërcenim ndaj meje. Këto janë deklarata të pamatura dhe të bazuara të presidentit të frustruar dhe në panik. Meqenëse është i pakënaqur që është nga ulësja e tij. Unë i pata ofruar të jap dorëheqjen dhe të vij në garë zgjedhore sepse nuk po sillet si president, por si një politikan opozitar”, deklaroi ai.

Kyeministri Kurti ka pretenduar se është kërcënuar nga, siç është shprehur ai, e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Të fundit