Flash News

KRYESORE

Kërcënimi me bombë i Markelian Kuqos, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Asnjë reagim ndaj këtij precedenti që cënon ushtrimin e detyrës

Pak ditë më parë një person i dënuar lëshoi disa kërcënime për bombë në makinë ndaj gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo .

Në lidhje me këtë kërcënim ka reaguar sot Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve përmes një deklarate zyrtare.

Në deklaratë theksohet se ngjarje të tilla jo vetëm cenojnë ushtrimin në mënyrë të rregullt dhe efiçente të detyrës nga ana e gjyqtarëve por krijojnë edhe një pështjellim në jetën private dhe familjare të tyre.

Më tej, Gjyqtarët shprehen se situata bëhet akoma më e rëndë dhe shkurajuese për trupin gjyqësor, kur ndaj këtyre precedentëve të rrezikshëm nuk ka asnjë reagim nga organet kompetente.

Të fundit