Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zv. kryeministri, njëkohësisht ministër i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini është kërcënuar me jetë.
Në drejtim të tij është dërguar një zarf brenda të cilit ndodhej një plumb.
Në një reagim në Facebook, Salvini shkruan, “Sot më kanë dërguar një zarf me një plumb brenda. Nuk më frikësojnë dhe nuk më ndalojnë. Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielësJu dua shumë miq". Nuk dihet se kush e ka kërcënuar ministrin.
Kjo nuk është hera e parë që Salvini kërcënohet me jetë. Kujtojmë që në dhjetor të 2018-s, Salvini mori një letër kërcënuese.
E shkruar me një gramatikë të keqe, në letër ndër të tjera thuhet: “Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”. Ndërsa komenti i Salvinit në rrjetet sociale ishte: “Eci përpara në punën time, puthje e përqafime”.