Flash News

KRYESORE

Kërkohej për rrëmbim dhe gjobëvënie, arrestohet në Rinas kinezi i shumëkërkuar

Kërkohej për rrëmbim dhe gjobëvënie, arrestohet në

Arrestohet në Rinas një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit nga policia, në pranga ka rënë një shtetas kinez G.L, 25 vjeç,  i shumëkërkuar si pjesë e një grupi kriminal, të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

“G.L, 25 vjeç,  lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019,  për veprën penale  "Gjobëvënie". (maksimumi i dënimit 10 vjet burg).

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz,  të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës”, sqaron policia.

Të fundit