Flash News

KRYESORE

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, cilët janë kandidatët për në Kushtetuese dhe ILD

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, cilët janë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar sot mbledhjen për verifikimin e kandidatëve për vendet vakant për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi lijimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si:

Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës

Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi

Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës

Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi

Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës

Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

Besnik Muçi, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës

Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës

Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi

Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës

Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

Anila Guri (Kristani), për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi

Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës

Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi

Dedë Kasneci, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës

Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës

Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës

Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi

Ilir Mustafaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës

Mimoza Qinami, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës

Vladimir Gërmenji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës

Vladimir Gërmenji, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës

Po ashtu, KED vendosi lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë:

Altin Hazizaj

Mimoza Qinami

KED vendosi lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidates Fiona Papajorgji për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018, të kandidatëve Elsa Toska dhe Gëzim Allaraj në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, si edhe për kandidaten Eris Hysi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Të fundit