Flash News

KRYESORE

Kim Jong-un/ Kush është diktatori 33-vjeçar që ka studiuar në Zvicër dhe adhuron NBA-në amerikane

Kim Jong-un është udhëheqësi koreanoverior që provokon komunitetin ndërkombëtar me teste të vazhdueshme raketore: ai i ngrit në detyrë nga kapiten në gjeneral në vitin 2010 dhe në zëvendëspresident të Komisionit të fuqishëm të Mbrojtjes Kombëtare, një post thelbësor për marrjen e pushtetit.

Për të, të ngritur në ragnun e “trashëgimtarit të madh” si pasojë e vdekjes së babait të tij, “udhëheqësit të dashur” Kim Jong-il në fund të 2011-s, nuk ka shumë informacione.

Ai ka mbushur 33 vjeç në janar, është sekretar i Partisë së Punës dhe Komandant suprem i ushtrisë së Koresë.

Ai është fëmija i gruas së tretë të babait të tij, Ko Yong-hui, një balerinë profesioniste e lindur në Tsuruhashi ('Koreatown' e Osakës, në Japoni) e cila vdiq në vitin 2004 nga kanceri.

Ai ka stidiuar në Bernë, në një shkollë të mesme ndërkombëtare zvicerane gjatë viteve të adoleshencës dhe di të flasë gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht, si dhe ka një pasion të madh per basketbollin amerikan të NBA-së.

Veprimtaritë e Kim-it (i cili, duke njdekur gjurmët e babait Kim Jong-il dhe të gjyshit Kim Il-Sung parapëlqen të vizitojë bazat ushtarake, të shtrëngojë duar, të japë të ashtuquajturat “instruksione në vend” ndaj vartësve të tij) janë normalisht në qendër të vëmendjes te mediave koreanoveriore.

Kluti i personalitetit që ishte përdorur edhe nga gjyshi e babai është rritur, me shfaqje të vazhdueshme në publik. Por nuk është e qartë se sa e fortë është “kapja” e pushtetit nga ana e tij, pushtet i cili në Korenë e Veriut zotërohet nga një grup i ngushtë i drejtuesve të partisë së Punëtorëve dhe të ushtrisë. Ka disa zëra mbi shëndetin e tij, se vuan nga sëmundja reumatizmale e përdhesit.

Të fundit