Flash News

KRYESORE

Kim Kardashian dhe Kanye West po divorcohen

Së fundmi, marrëdhënia e Kim Kardashian dhe Kanye West është kthyer në krye-temën e mediave rozë. Takimi i tyre më herët këtë javë në Cody, ku Kim u pa tek qante në makinë, bëri xhiron e rrjetit e vijon ende të ngjallë polemika, teksa fillimisht u bë me dije se Kim i ka kërkuar të shoqit që të trajtohet për bipolaritetin.

Sipas disa burimeve dhe raportimeve të mediave të huaja, Kim, 39 vjeç, dhe Kanye, 43 vjeç, kanë jetuar veç e veç për një vit, tani është pohuar se ajo mbetet e pavendosur për të vijuar martesën e tyre, pasi ndjen se ka provuar gjithçka për të shpëtuar këto 6 vite kurorëzim.

Sipas "People": ‘Ajo nuk po merr atë që i nevojitet nga Kanye. Ajo arriti deri në atë pikë sa fluturoi në Cody për t’i thënë se martesa e tyre kishte mbaruar dhe për t’i thënë lamtumirë.‘

Sipas këtyre burimeve Kim nuk ka ndërmend ta falë Kanye-n pasi ai nuk ka përmirësuar asgjë nga ato që i kanë kërkuar: ‘Kim është shumë e shkatërruar, shtoi burimi. ‘Gjëja e fundit që ajo dëshiron është të ndahet me katër fëmijë. Ajo e di që do të jetë mirë nga ana financiare, por shqetësimet e saj janë fëmijët dhe partneri. Ajo po shkon drejt një divorci ’.

Të fundit