Flash News

KRYESORE

Kinezët bëjnë shpikjen e radhës, kapele në shkolla për të ruajtur distancën sociale

Një kapele i shtohet ‘arsenalit’ të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit në Kinë.

Një shkollë fillore në Hangzhou në Kinë u frymëzua nga kapelja që mbanin zyrtarët në dinastinë Song, e cila sundoi Kinën midis 960 dhe 1279, për të forcuar masat mbi distancimin shoqëror.

Një specialist i edukimit të fëmijëve tha se kapelet ishin një mënyrë e mirë për të shpjeguar idenë e distancës sociale për fëmijët e vegjël, të cilët nuk kuptojnë si duhet të gjitha masat e rrepta.

‘Ndërsa fëmijët mund t’i shohin, t’i ndiejnë këto kapele dhe kur ‘krahët” godasin njëri-tjetrin, ata mund të jenë më të aftë të kujtojnë të mbajnë distancën e tyre fizike,’- tha Ian Lam Chun-bun, shefi i departamentit të arsimit të hershëm të fëmijërisë, në Universitetin e Edukimit në Hong Kong.

Vizatimi i gjurmëve të këmbëve për të treguar distancën që duhet të mbahet kur fëmijët gjenden në radhë, qëndrojnë në këmbë, madje edhe kur bisedojnë me shokët, ishte gjithashtu njw masw e dobishme, tha Lam, i cili rekomandoi ndihmat vizuale dhe ndihmat që stimulojnë shqisat e tjera, të tilla si dëgjimi dhe prekja.

Gati 84,000 raste të koronavirusit janë konfirmuar në Kinë, e cila u bë vendi i parë që regjistroi infeksionin në nëntor.

Dailynews.com

Të fundit