Flash News

KRYESORE

Kjo s’ishte parë: Deputeti merr në seancë foshnjen 3-muajsh, kreu i Kuvendit bën gjestin e veçantë kur i dha fjalën (Video)

Kjo s’ishte parë: Deputeti merr në seancë foshnjen

Djali i Tāmati Coffey ishte ylli i “shfaqjes” në Parlamentin e Zelandës së Re paraditen e së mërkurës.

Deputeti i Waiarikit (një zonë elektorale Maori e Zelandës së Re, që u krijua për herë të parë në zgjedhjet e vitit1999), Tamati Coffey, kishte marrë me vete në sallën e Parlamentit djalin e tij 3 muajsh, Tūtānekai Smith-Coffey.

Kur i erdhi radha për të folur gjatë diskutimit që deputetët patën në parlament të mërkurën, Tamati Coffey-t i erdhi në ndihmë Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Zelandës së Re, Trevor Mallard.

Ai u kujdes për fëmijën e deputetit të Ëaiarikit ndërsa ai diskutonte, duke e tundur dhe ushqyer me biberon beben.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=14&v=e_5QnPiedJ0

Të fundit