Kombëtarja pa trajner, Edi Rama ndërhyn për të bindur pasardhësin e Panuçit

Është përfolur se trajneri Edi Reja do të ishte pasuesi i Kristian Panuçit në krye të ekipit kombëtare, por vetë 73-vjeçari e mohoi një lajm të tillë në një prononcim për mediat.

Megjithatë, e përditjshmja italiane “Corriere dello Sport”, raporton se Federata insiston që Reja të jetë trajneri i ekipit kuqezi dhe për këtë ka kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama që ta bindë të pranojë ofertën.

Në këtë pikë përcaktues pritet të jetë miqësia që Reja ka me drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare, një ikonë e përfaqësueses shqiptar.

‘Corriere’ zbulon edhe disa prapaskena që sollën shkarkimin e Panuccit, përveç rezultateve dhe sjelljeve të tij, përcaktues ka qenë dhe lënia jashtë e Tomas Strakoshës, i cili nuk u grumbullua pasi humbi avionin dhe nuk mund të ishte në kohë.