Flash News

KRYESORE

‘Komisariati dixhital’, fasada e Policisë së Shtetit që lë në hije denoncimet e qytetarëve

Policia e Shtetit apelon vazhdimisht qytetarët që të denoncojnë përmes aplikacioneve digjitale problemet e tyre, me foto dhe video.

Ankesat e banorëve, sipas policisë kanë një dritare të veçantë që i lidh ata direkt me policinë (të paktën kështu supozohet).

“Ky aplikim është krijuar me qëllim për të inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarit në përmirësimin e sigurisë sociale, luftën ndaj korrupsionit si dhe zbatimit të ligjeve, duke ndihmuar policinë e shtetit në evidentimin e çështjeve dhe rasteve me të cilat ata përballen dhe kanë përgjegjësinë për tu kujdesur e ndërvepruar.

Ndër faqet e këtij aplikimi, do te vini re edhe publikimin e menjëhershëm të raportimeve të bëra si dhe veprimet e ndërmarra apo përgjigjet e policisë për secilin rast të raportuar”, theksohet në ballinë të faqes ‘Komisariati Dixhital’, por ajo që bie në sy është moria e qytetarëve që kërkojnë të depozitojnë ankesat e tyre, por përfundojnë duke u ankuar për mosfunksionimin e faqes.Politiko.al/

Shiko komentet anonime:

Të fundit