Flash News

KRYESORE

Komisioni Europian shpall të mbyllur krizën e emigracionit, tregon cili është shqetësimi aktual

Komisioni Europian shpall të mbyllur krizën e emigracionit, tregon

Komisioni Europian, pasi e ka shpallur të mbyllur krizën e emigracionit, e ka zhvendosur fokusin të lajmet e rreme dhe dezinformimi që lidhet më këtë çështje.

“Europa nuk po përjeton më krizën e emigracionit që kaloi në 2015, por probleme strukturore mbeten. Në 2018, 116 647 persona sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNHCR kanë kaluar Mesdheun, një reduktim në masën 89% krahasuar me vitin 2015”, tha Frans Timmermans, zëvendëspresident i Komisionit Europian.

Ndërkohë Komisioni Europian kritikoi mitet dhe të pavërtetat. Gjuha e ashpër pason shkëmbime të tensionuara deklaratash mes Brukselit dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban, që e ka shndërruar emigracionin në një çështje elektorale.

Komisioni thotë tani qartë se kriza e emigracionit ka përfunduar pavarësisht problemeve në Greqi, që ende nuk janë zgjidhur. Tani, Spanja është kthyer në pikën kryesore hyrëse drejt BE-së dhe po punohet me Marokun për një program kontrolli kufijsh.

 

 

Të fundit