Flash News

KRYESORE

Komunizmi/ Agron Tufa nxjerr prapaskenat e emisionit të Fevziut: U kërkoi të ftuarve të mos përmendet emri im

Agron Tufa, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka kritikuar emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai e konsideron një paradoks emisionin e trajtuar mbrëmë me temë “Qëndrimi ndaj Enver Hoxhës dhe komunizmit!”, duke shmangur debatin që nisi vetë Tufa.

Madje, ai shkruan se Fevziu u ka kërkuar të ftuarve në panel që të mos përmendet emri i Tufës dhe i ISKK-së.

“Paradokset e neveritshme të Fevzit në "Opinion"-in e tij për Enver Hoxhën dhe krimet e komunizmit, për reagimet Brahos & co: asnjë fjalë që debatin shungullues dhe perballjen 45 ditore, që i nisi dhe i përballoi Agron Tufa dhe ISKK!

Fevzi, siç më thotë njëri nga panelistët, u paska kërkuar panelistëve një kusht: mospërmendjen kurrësesi të emrit tim dhe ISKK-së!

Deri tani një Bravo e madhe Ergys Mërtirit!

Nuk diskutohet per krimet e komunizmit me metoda komuniste!”, shkruan Tufa.

Dy javë më parë, debati mes Tufës dhe deputetit të PS, Spartak Braho u zhvendos në Kuvend, gjatë prezantimit të raportit vjetor nga drejtori ekzekutiv i Institutit të studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit.

 

Të fundit