Flash News

KRYESORE

Konferenca e Donatorëve, ish-deputeti parashikon shumën që do të mblidhet për Shqipërinë

Konferenca e Donatorëve, ish-deputeti parashikon shumën që do

Ish-deputeti Tritan Shehu, i ftuar në emisionin Shehu 'Arena' me gazetarin Dritan Hila, ka dhënë opinionin e tij lidhur me shumën që do të mblidhet në Konferencën e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit.

Shehu parashikon se shuma e mbledhur nuk do të kalojë vlerën 100 milionë euro, me arsyetimin se edhe për vende të tjera nuk janë mbledhur shuma të mëdha.

“Dëmet e tërmetit janë llogaritur, deri në 1 miliardë euro. Konferenca e donatorëve që do të mblidhet pas pak kohësh, unë personalisht nuk mendoj se do të kemi donacione më shumë sesa 100 milionë euro, të gjitha bashkë. Po të shikosh edhe në vendet e tjera, shifrat nuk kanë qenë më të mëdha, kanë qenë edhe më të vogla. Pra, diferenca është shumë e madhe që duhet mbuluar nga buxheti i shtetit, unë nuk shoh ndonjë tentativë serioze të qeverisë që të mobilizojë fonde, dhe të mos abuzojë me PPP”, tha Shehu.

Konferenca e Donatorëve do të mbahet në datën 17 shkurt, në Bruksel, ku vendet e unionit evropian do të japin ndihmat e tyre monetare për Shqipërinë.

Të fundit