Flash News

KRYESORE

Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin e lartë pasi shkeli rregullat e karantinës duke përdorur tualetin publik

Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin e lartë pasi shkeli rregullat e

Koreja e Veriut  ka ekzekutuar një zyrtar të lartë për mosrespektim të rregullave të karantinës.

Ai u qëllua për vdekje pasi përdori një tualet publik, ndërsa duhej të qëndronte në karantinë për shkak të koronavirusit, raportojn media britanike, Metro.com.

Zyrtari i tregtisë u arrestua dhe u ekzekutua menjëherë pasi rrezikoi përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse, sipas raporteve të mediave të Koresë së Jugut.

Burimet për mediat britanike thanë se zyrtari ishte vendosur në izolim pas urdhrit të Kim Jong-un.

Por pasi nuk mori parasysh paralajmërimin e diktatorit u ekzekutua.

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar ende ndonjë rast të virusit, por ka ndërmarrë masa drastike për ta ndaluar përhapjen në kufirin e saj 880 milje të gjatë me Kinën.

Një zyrtar tjetër thuhet se është internuar në një fermë të Koresë së Veriut pasi u përpoq të mbulonte udhëtimet e tij për në Kinë, ku u shfaq koronavirusi.

Për të thuhet se ishte anëtar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të vendit të izoluar.

OKB dhe OBSH pretendojnë se askush nuk është infektuar me virus në Korenë Veriore.

Burimi i lajmit: metro.co.uk

Të fundit