Flash News

KRYESORE

Koronavirus prek administratën; Pas Kryeministrisë, të infektuar edhe në Ministrinë e Financave

Koronavirus prek administratën; Pas Kryeministrisë, të infektuar

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, për raste të infektuarish me COVID në Kryeministri, mësohet se koronavirusi ka prekur edhe të tjera institucione të larta në vend, ndër të cilat Ministria e Financave dhe disa institucione të tjera qendrore.

Burime për “News24”  bëjnë me dije se janë identifikuar disa raste të infektuarish me koronavirus në Kryeministri, ndër të cilët edhe dy gardistë, njëri prej tyre me shërbim në hyrje të Kryeministrisë.

Kujtojmë se, më herët në deklaratën e përditshme për informimin e publikut referuar situatës së COVID-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë njoftoi një tjetër shifër rekord për vendin që pas rënies së pandemisë, me 82 persona të infektuar brenda 24 orëve.

Ndërkaq, në një reagim të saj, Partia Demokratike përmes ish-deputetit Bardh Spahia ka njoftuar për raste të infektuarish në Kryeministri të cilët mbaheshin “të fshehur”.

Të fundit