Flash News

KRYESORE

Koronavirusi në SHBA, Trump ndërron mendje për maskat dhe e krahason veten me personazhin e njohur

Koronavirusi në SHBA, Trump ndërron mendje për maskat dhe e

Presidenti i Amerikës Trump ka qenë vazhdimisht kundër mbajtjes së maskës si masë mbrojtëse ndaj COVID-19. Por siç duket ka ndërruar mendim kohët e fundit në një intervistë për Fox: “

“Unë jam plotësisht për maskat dhe do ta vija nëse do isha në një situatë afër me njerëz të tjerë. Do ta bëja absolutisht”.

Po ashtu e krahasoi veten me Lone Ranger, personazh filmi që i maskuar luftonte të jashtëligjshmit në Perëndimin e vjetër amerikan, raporton BBC. 

Trump gjithashtu pohoi se maskat e fytyrës nuk kanë nevojë të bëhen të detyrueshme për të frenuar përhapjen e Covid-19, pasi njerëzit lëvizin në distanca të mëdha.

Po ashtu presidenti tha se infeksioni do të “zhdukej”, ndërkohë qe SHBA arriti rekord të ri prej 52 000 rastesh të të infektuarve në një ditë.

Të fundit