Flash News

KRYESORE

“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”

“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”

“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani gjatë një interviste për gazetën “Epoka e re”.

Teksa është shprehur i sigurt se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s, Ramadani tha se për të arritur këtë objektiv, vendi duhet t’i thellojë përpjekjet politike dhe diplomatike.

Nga ana tjetër zv.ministri mohoi çdo mundësi që moslargimi i taksës për mallrat serbe të ndikojë në raportet e FSK-së me ShBA-në.

“Partneriteti strategjik special me ShBA-në nuk është ad hoc, por i qëndrueshëm dhe i përgjithmonshëm”, ka thënë Ramadani.

Të fundit