Flash News

KRYESORE

Kosova në Guinness me portretin e Trump

Artisti kosovar Alkent Pozhegu po punon për të thyer rekordin botëror për mozaikun më të madh me grurë, me portret të Donald Trump. Puna po zhvillohet në Gjakovë, ndërsa The Guardian e ka konsideruar foton si ndër më të mirat e javës.

Fotografia është realizuar nga Armend Nimani.

Ky mozaik është 560 metra katrorë dhe është punuar me kokrra misëri, farë luledielli, oriz dhe grurë. Po ashtu, artisti kosovar deri më tani ka realizuar edhe shumë vepra të tilla, duke zgjedhur gjithmonë fytyrat më pikante.

Rita Ora, Leonardo Di Caprio, Marilyn Monroe, Angelina Jolie, Dua Lipa e Shkëlzen Doli, janë vetëm disa nga emrat që patën fatin të bëhen pjesë e krijimtarisë së veçantë të Pozhegut.

Të fundit