Flash News

Kosova

Brahimi reagon pas urdhër-arrestit të Serbisë: Vazhdoj të punoj me nder dhe përkushtim

Brahimi reagon pas urdhër-arrestit të Serbisë: Vazhdoj të

Polici Dylot Brahimi ka reaguar pas lëshimit të një urdhër-arresti nga autoritetet serbe, lidhur me incidentin që ndodhi me maturantët në veri të Mitrovicës. Përmes një postimi në Facebook, Brahimi ka theksuar se është më i vendosur se kurrë për të vazhduar punën e tij në Policinë e Kosovës, duke u angazhuar me integritet, përkushtim dhe nder.

Brahimi e ka përshkruar këtë moment si një sfidë, por ka shprehur gjithashtu një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për përkrahjen që ka marrë nga qytetarët, kolegët dhe miqtë, pas ngjarjes në veri të Kosovës.

Në reagimin e tij, ai shkruan:

"Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me integritet, me përkushtim dhe me nder. Të punoj me gjithë zemër për një polici të drejtë, transparente dhe gjithmonë pranë qytetarëve."
Mirënjohje për mbështetjen nga qytetarët

Brahimi ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen që ka marrë, duke shtuar se çdo fjalë inkurajuese dhe besimi i dhënë nga qytetarët dhe kolegët ka përforcuar përkushtimin e tij për detyrën.

“Të nderuar kolegë, miq dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur, sot qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe krenarie. Çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë që më është zgjatur, çdo besim që më është dhënë – të gjitha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në përkushtimin tim për këtë detyrë,” tha ai në postimin e tij.

Ai theksoi se puna në Policinë e Kosovës nuk është vetëm një profesion, por një thirrje dhe përkushtim, dhe se përkrahja që ka marrë nga qytetarët është ajo që e motivon të vazhdojë përpara.

"Ju më keni dhënë motivimin që të jem më i mirë çdo ditë, më keni rikujtuar pse kjo punë ka kaq shumë rëndësi… Le të ecim përpara së bashku — me besim, unitet dhe përkushtim ndaj të mirës së përbashkët," përfundoi Brahimi.

Të fundit