Flash News

E-TJERA

Helmimi në Gramsh, prindërit e fëmijëve paralajmërojnë protestë

Helmimi në Gramsh, prindërit e fëmijëve

Prindërit e fëmijëve që u helmuan në një kopsht shtetëror në Gramsh kanë paralajmëruar protestë. Ata kërkojnë përgjigje dhe ndëshkime lidhur me rastin e rëndë, kur institucionet vendore shprehen të qetë dhe se gjithçka është nën kontroll.

Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe të vjella për shkak të helmimit.

Brenda 24 orëve, të paktën 12 fëmijë u paraqitën në spitalin e Gramshit, ndërsa disa prej tyre u mbajtën nën kujdes intensiv pediatrik për shkak të dehidratimit të theksuar.

“Fëmija im ishte me temperaturë 39 dhe nuk pushonte së vjelluri. E çuam në urgjencë dhe vetëm atëherë mësuam se kishte edhe të tjerë në të njëjtën gjendje,” ka thënë një prind për mediat. “Kopshti nuk na njoftoi për asgjë. As nuk e dinim se mund të ishte helmim,” shton ai më tej.

Të fundit