Flash News

E-TJERA

Me reshje dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit

Me reshje dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh.

Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të mëngjesit.

Prej orëve të mesditës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e pjesërisht në qendër të territorit.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s.
Deti - Valëzimi 2 deri 3 ballë.
  

Të fundit