Flash News

Bota

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të

Dymbëdhjetë persona raportohet se janë plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin qendror të trenit të Hamburgut në Gjermani.

Një "operacion i madh" është nisur dhe një i dyshuar është arrestuar, tha policia në një postim në X.

Identiteti i të dyshuarit nuk është zbuluar, shkruan Skynews

Shërbimi zjarrfikës tha se gjashtë nga të plagosurit ishin në rrezik për jetën, tre të tjerë u plagosën rëndë dhe tre të tjerë pësuan lëndime të lehta, raportoi agjencia e lajmeve dpa.

Gazeta Bild tha se motivi i sulmit ishte deri më tani i panjohur.

Hamburgu është qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë, me stacionin e trenit që shërben si qendër për trenat lokalë, rajonalë dhe të distancave të gjata.

Të fundit