Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deklaratat për zgjerimin e konfliktit të Rusisë, Stoltenberg viziton Kosovën dhe Serbinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 20 nëntor qëndron në Kosovë, në kuadër të një turi në disa shtete të rajonit, ku shefi i aleancës ushtarake perëndimore do të zhvillojë takime në krerët e shteteve. Sipas agjendës, në Kosovë shefi i NATO-s do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe me komandantin e misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash.
Vizita e Stoltenbergut në Kosovë vjen në kohën e tensioneve, por edhe paralajmërimeve për konflikte të mundshme. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas një sulmi të armatosur në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serbësh. Po ashtu, komuniteti ndërkombëtar së fundi ka shpeshtuar thirrjet që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e Serbia të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, pesë ditë para vizitës së Stoltenbergut në Kosovë, Ukraina ka paralajmëruar se Rusia po synon të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor. Për çështjen e fundit, Bashkimi Evropian është pajtuar me presidentin Volodymyr Zelensky, ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ndikimi malinj rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor pengon rrugën e shteteve drejt integrimeve euroatlantike. DASH u shpreh se pikërisht ky ndikim tregon urgjencën e punës që po bën Uashingtoni për të luftuar ndikimin rus. Për synimin e Rusisë që të nxisë konflikte në rajon, ka folur më 19 nëntor edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se Moska po dëshiron të ndezë “një vatër krize në oborrin e Bashkimit Evropian” me qëllim që “ta shpërqendrojë NATO-n”.
Stotelberg do të qëndrojë në Kosovë, shtet ku aleanca ushtarake ka mbi 4.600 trupa. Kosova për një kohë të gjatë ka thënë se ka dy qëllime strategjike sa u përket integrimeve euroatlantike: anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Por, për aspiratën e fundit, fillimisht ka kërkuar që të pranohet në Programin e Partneritetit të Paqes. Por, integrimet euroatlantike të Kosovës shpesh është thënë se do të kalojnë përmes dialogut për normalizim që ndërmjetësohet nga BE-ja. Megjithatë, në këto dy institucione në të cilat Kosova mëton të anëtarësohet, ka shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e shpallur më 2008.
Qëndrimi i NATO-s për Kosovën
NATO përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit – ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serb – Stoltenberg kërkoi nga të dyja palët që të përmbahen nga nxitja e tensioneve dhe të kthehen menjëherë në dialog.
Për shkak të situatës së tensionuar pas sulmit në Banjskë, NATO mori vendim që të rrisë praninë e saj ushtarake, në kuadër të misionit të KFOR. Ky mision është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX). Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur shtimin e pranisë së pjesëtarëve të KFOR-it, por ai ka theksuar se nuk ka nevojë për një angazhim më aktiv të kësaj force në territorin e Kosovës.
“Ata janë të nevojshëm për siguri dhe mbrojtje.. dhe kështu do të mbetet. Ne nuk kemi nevojë ta bëjmë KFOR-in reagues të parë”, ka deklaruar Kurti më 25 tetor. Por, kryeministri kosovar ka kërkuar që trupat shtesë të KFOR-it të “koncentrohen në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”. Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që nga fundi i majit, për shkak të kundërshtimit të serbëve lokalë të kryetarëve të rinj shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e prillit, votime që u bojkotuan nga serbët.
Më 29 maj, dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan pas konfrontimit me protestuesit në Zveçan. Pas dhunës, Stoltenberg e cilësoi atë të papranueshëm dhe tha se dhuna e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin dhe vë në rrezik aspiratat euroatlantike. Vizita e Stoltenbergut në Kosovë, por edhe më pas në Serbi, vjen në kohën kur të dyja shteteve u është dorëzuar një draft-statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Komuniteti ndërkombëtar, që po kërkon që Asociacioni të themelohet, ka thënë se ai është një model modern evropian për Asociacionin. Kurti ka thënë se është i gatshëm ta pranojë dhe nënshkruajë këtë draft-statut.
Kosova sytë kah Partneriteti për Paqe
Sa u përket aspiratave euroatlantike, Kosova ka shprehur dëshirën e saj që një ditë të jetë anëtare e NATO-s. Por, para se të ndodhë kjo, Prishtina ka kërkuar që të bashkohet në Programin e aleancës për Partneritet për Paqe. Qeveria e Kosovës veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në këtë program.
Presidentja Osmani shpesh e ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është parakusht për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Osmani madje i ka kërkuar ndihmë Shteteve të Bashkuara për përfshirjen në Partneritetin për Paqe dhe eventualisht në NATO. Uashingtoni i ka premtuar Kosovës mbështetje për integrimet euroatlantike. Kryeministri Kurti, në një plan të propozuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit – të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më herët gjatë vitit – ka përmendur Programin e Partneritetit për Paqe. Kurti ka propozuar që të ndërmerren hapa për anëtarësimin e Kosovës në BE, në mekanizma të tjerë evropianë dhe “nënshkrimin e Partneritetit për Paqe me NATO-n”. Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.
NATO ka thënë se ky program ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s. Partneriteti për Paqe përfshin shumë fusha të aktivitetit të NATO-s, sikurse: puna e lidhur me mbrojtjen, forumet e mbrojtjes, trajnimet, stërvitjet ushtarake, planifikimet për përgjigje të emergjencave civile dhe katastrofave të tjera, por edhe bashkëpunimin në shkencë dhe mjedis. Në përgjithësi janë afër 1.600 aktivitete. Pikërisht, në kuadër të këtij programi, më 1999 disa shtete dërguan forca paqeruajtëse Kosovë në kuadër të misionit të aleancës në Kosovë, KFOR. Atëbotë ishin vendosur në Kosovë afër 50.000 ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30.000 ishin të shteteve të NATO-s.
Në përgjithësi, ky program ofron një kornizë politike për bashkëpunim me NATO-n. Në kuadër të programit, secili shtet partner vendos vet për ritmin, por edhe thellimin e bashkëpunimit me aleancën. Aleanca ka disa mjete dhe mekanizma për të shtyrë përpara bashkëpunimin me shtetet anëtare, përmes disa politikave dhe programeve, planeve të veprimit dhe formave të tjera të bashkëpunimit. Në NATO ka tri lloje të dokumenteve të partneritetit dypalësh: Programi i Partneritetit dhe Bashkëpunimit Individual, Programi i Planeve të Veprimit Individual dhe Programi Vjetor Kombëtar. I pari është dokument standard, që zakonisht zhvillohet çdo dy vjet nga shteti partner në konsultim me NATO-n dhe kërkn miratimin e Këshillit të Atlantikut. Ai strukturohet dhe përshtatet me interesat dhe synimet e shtetit partner dhe NATO-s.
Dokumenti i dytë përqendrohet në reformat e brendshme të shteteve partnere. Aty trajtohen edhe çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes dhe synon të koordinojë të gjitha aspektet e raporteve të shteteve partnere dhe NATO-s përmes një dialogu politik dhe sistematik me Aleancën. Ndërkaq, Programi Vjetor Kombëtar është dokumenti më kërkues që përqendrohet në reformat demokratike, të sigurisë dhe të mbrojtjes, që zhvillohet çdo vit nga shtetet partnere në konsultim me NATO-n. Në këtë program kanë qasje vetëm shtetet që janë pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim, që është procesi që gjurmon përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
Në Partneritetin për Paqe marrin pjesë edhe shtete që nuk kanë shprehur aspirata që një ditë të bëhen pjesë e NATO-s. Këtu bën pjesë Serbia, e cila i është bashkuar programit, por edhe është anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit Euroatlantik (EAPC), i cili synon bashkëpunimin politik mes shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të Partneritetit. Politika e anëtarësimit në NATO është “me dyer të hapura”, por zgjerimi i këtij institucioni kërkon vendim unanim të të gjithë anëtare. Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, janë anëtare të NATO-s të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo mosnjohje paraqet pengesë për përparimin e Kosovës drejt integrimit në aleancë.
Cila shtete të tjera do të vizitojë Stoltenberg?
Para Kosovës, Stoltenberg ka vizituar Bosnje e Hercegovinën ku është takuar me anëtarët e presidencës trepalëshe dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe ndërkombëtarë.
Pas Kosovës, shefi i NATO-s më 21 nëntor do të qëndrojë në Serbi, ku është paraparë të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe me kryeministren e këtij shteti Ana Bërnabiç. Po të njëjtën ditë, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, shtet anëtar i NATO-s, ku do të takohet me krerët shtetërorë dhe do t’i drejtohet Kuvendit të këtij shteti. Më 22 nëntor ai do të përmbyllë turneun ballkanik me një takim me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni. Ai do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin kroat, Zoran Millatoviç, kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiç dhe me atë të Sllovenisë, Robert Golob./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38