Flash News

Kosova

Drejtuesja e Gjykatës Speciale pritet me protesta në Prishtinë

Drejtuesja e Gjykatës Speciale pritet me protesta në Prishtinë

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar sot një protestë gjatë vizitës në Prishtinë të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Anëtarë të PSD-së kanë sulmuar me tymuese ambientet e një hoteli, ku drejtuesja e Gjykatës Speciale mbante një takim me shoqërinë civile.

“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, kanë qenë disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.

Pas nisjes së sulmeve policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa prej tyre. Bëhet me dije se janë arrestuar katër pjesëtarë të PSD-së, kryetari i kësaj force politike Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Korab Korça e Gent Brahimi.

Të fundit