
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
10 vjet pas protestës së 21 janarit me 4 viktima, Policia e Tiranës kërkon rihapjen e dosjes
Covid-19 në Shqipëri: 4 humbje jete dhe 670 raste të reja; mes viktimave edhe një 37-vjeçar
Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit
Kosovari që quhet Shqiptar dhe që ndihmoi njerëzit pas sulmit terrorist në Stokholm

Shqiptar Oseku ishte duke ecur për në shtëpi, kur papritmas hasi në kaosin e sulmit të së premtes në Stokholm të Suedisë.
Më pas ai mori vendim, që së bashku me disa persona të tjerë të krijojnë një barrierë me trupat e tyre – për të parandaluar që njerëzit të vraponin për në zonat e rrezikut, shkruan Expressen.se.
“Ishim njerëz që më kurrë mund të mos takohemi. Por aty ne punuam bashkë”, ka thënë Oseku.
Ai ka folur për këtë medium suedez, ku ka thënë se pas një takimi që kishte pasur në orën 15:00, në ditën e sulmit, kishte vendosur që të ecte nëpër “Queen Street” dhe më pas të merrte rrugë me tren për në Farsta.
“Më pas pashë njerëz që po vinin në drejtim timin dhe kuptova se diçka e keqe po ndodhte”.
“Jam nga Kosova dhe në të kaluarën jam përballur më kësi lloj tmerri”, ka pohuar Oseku.
Ai ka rrëfyer se si kishte përfunduar në ndërprerjen në Hamngatan, ku ka parë një grua që po parandalonte njerëzit të shkonin në drejtimin e gabuar.
Shqiptar Oseku aty vendosi që t’i bashkohej asaj për ta ndihmuar.
“I thoshim secilit që të vazhdonte për në drejtimin që policia na tha se është zona e sigurisë. Shumica na dëgjonin. Por që ishte e sigurt se kishin familjarë në “Queen Street, për çka ishin të shqetësuar. Ne s’e kishim autoritetin që ta ndalonim dikë, por që 99 për qind merrnin këshillën tonë dhe zmbrapseshin”.
“Policia na tha vazhdojeni këtë që po bëni, pasi që njerëzit nuk duhet të shkonin në Drottninggatan”.
Ai ka treguar se si për një orë e gjysmë kishte orientuar njerëz, derisa ka ardhur një polic që i ka falënderuar ata dhe ju ka thënë se puna atëherë ishte më mirë.
Gjatë kësaj një ore e gjysmë, Shqiptari ka takuar njerëz të frikësuar. Ai për vete ishte i brengosur për të bijën e tij 16 vjeçare, e të cilën nuk kishte mundësi për ta kontaktuar.
“Kishte fëmijë që kishin humbur prindërit. Një vajzë e vogël kishte një mobil që nuk funksiononte mirë, na duhej ta ndihmonim. Qetësuam shumë turistë”.
Oseku ka thënë se vazhdimisht rritej numri i njerëzve që i bashkoheshin atij dhe pjesës tjetër që po ndihmonin njerëz.
“Janë njerëz që kurrë më nuk do të mund të takohemi. Por që punuam bashkë”.
46 vjeçari shqiptar, ka treguar se si edhe banorët lokal aty ishin vënë në shërbim të të gjithë të prekurve nga sulmi.
*Të drejtat: Expressen.se /Klan Kosova/ Zëri.
Ditari politik









Të fundit

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Janar 2021, 08:42
Twitter bllokon llogarinë e ambasadës së Kinës në SHBA
21 Janar 2021, 08:37
Fundoset anija me emigrantë në Mesdhe, të paktën 43 viktima
21 Janar 2021, 08:28
Biden shfuqizon disa nga politikat e ish-presidentit Trump
21 Janar 2021, 08:25
Horoskopi, 21 janar 2021
21 Janar 2021, 08:16
Piktori i njohur humb jetën nga Covid-19, e bija: Shtylla e familjes sonë u shua
21 Janar 2021, 08:13
Pasojat e Covid-19, arkëtimet buxhetore rënie me 292 mln euro më 2020
21 Janar 2021, 08:03

Parashikimi i motit, 21 janar 2021
21 Janar 2021, 07:51

BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA
20 Janar 2021, 22:54
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
20 Janar 2021, 22:32
Joe Biden mbërrin për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë
20 Janar 2021, 22:18

Fotot më pikante nga inaugurimi i Joe Biden
20 Janar 2021, 21:20

Njerëzit "po bien në dashuri" me Amanda Gorman pas poezisë së saj në Inaugurim
20 Janar 2021, 20:50
Shenjat më me fat gjatë kësaj periudhë
20 Janar 2021, 20:15
Tri dokumentet e para që nënshkroi Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA
20 Janar 2021, 20:14

Kamala Harris dërgoi një mesazh të rëndësishëm me pamjen e saj të përurimit
20 Janar 2021, 19:32

Pse u pëlqye kaq shumë performanca e Jennifer Lopez në Ditën e Inaugurimit
20 Janar 2021, 18:50