Flash News

KRYESORE

KQZ gati të printojë fletët e votimit. Shumica e qyteteve me një kandidat; Veliaj i dyti në Tiranë

KQZ gati të printojë fletët e votimit. Shumica e qyteteve me

Teksa kanë mbetur edhe një muaj nga organizimi i zgjedhjeve lokale, KQZ-ja ka miratuar formatin e fletës së votimit, që do të përdoret me 30 qershor.

Në ndryshim nga herët e kaluara, votuesit që do ta kenë më të lehtë të gjejnë në liste emrin e tyre të preferuar, pasi në shumicën e qarqeve garon vetëm një kandidat. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur do kete kandidat të pavarur apo të Bindjes Demokratike, siç është rasti i Tiranës, ku i pari është Arben Skënderaj dhe i dyti Erion Veliaj.

Nëse zgjedhjet organizohen, do ishte hera e parë në një vend europian që qytetarët nuk kanë të drejtë të votojnë për opozitën. Ndëesa, nëse shtyhen, atëherë e gjithë kostoja e fletëve do printuara do të shkontë dëm.

Disa nga fletët e votimit për zgjedhjet lokale:

  • Bashkia Tiranë

    Arben Skënderi (Bindja Demokratike)

    2. Erion Veliaj (ASHE)

 

  • Bashkia Durrës

    Valbona Sakollari (Bindja Demokratike)

    2. Valbona Sako (ASHE)

 

  • Bashkia Korçë

    Leonard Olli (Bindja Demokratike)

    2. Sotiraq Filo (ASHE)

 

  • Bashkia Vlorë

    Dritan Leli (ASHE)

    2. Valbona Mezini e BD

 

  • Bashki me një kandidat

    Bashkia Fier

    2. Bashkia Lushnje

    3. Bashkia Shkodër

    4. Bashkia Elbasan

Të fundit