Flash News

KRYESORE

Kreu i Konfindustria tregon debatin e vitit 2002 për ‘Rrugën e Kombit’: Drejtoresha greke e Bankës Botërore lëshoi letrat...

Kreu i Konfindustria tregon debatin e vitit 2002 për ‘Rrugën e

Kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku ka rrëfyer një prej debateve të zhvilluara në 2002-in, nga kryeministri i kohës, Pandeli Majko me drejtoreshën greke të Bankës Botërore, për ndërtimin e ‘Rrugës së Kombit’.

Buxhuku tha se Banka Botërore e kundërshtonte këtë projekt për faktin se nuk kishte ndikim ekonomik të mjaftueshëm, por asaj i është thënë se kjo rrugë për Shqipërinë dhe Kosovën ishte më tepër se sa ekonomi.

“Në 2002, për herë të parë, kryeministri i asaj periudhe u ballafaqua me drejtoreshën greke të Bankës Botërore. Kam qenë në tavolinë dhe kam parë përfaqësuesen e Bankës Botërore që hodhi letrat sepse iu tha se kjo rrugë ka rëndësi për shqiptarët shumë më tepër se sa ekonomi. Lidh dy pjesët e kombit”, u shpreh Buxhuku në emisionin ‘Opinion’.

Të fundit