Flash News

KRYESORE

Kreu i shtetit: Vij nga vendi i rakisë, nuk më tremb gota e shampanjës

Kreu i shtetit: Vij nga vendi i rakisë, nuk më tremb gota e

Presidenti Ilir Meta shpreson që negociatat me BE-në të hapen dhe aktorët politikë në vend të festojnë duke ngritur gotat e shampanjës.

“Kemi dëgjuar lajme të mira, si nga shumica edhe nga opozita. Shpresoj që tani të ngremë gotat e shampanjës për të festuar. Dua t’ju kujtoj që presidenti vjen nga vendi i rakisë, nuk i trembet gotës së shampanjës. Na duhet që të presim deri më 18 tetor, për të gëzuar.

Gjithsesi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë një shprehje që e kam për zemër, që e përdorin në rastet pa ndodhur festa. ‘Mos bëni bajram me mend’

Shpresojmë që ta bëjmë një festë të vërtetë. Mos më akuzoni se unë nuk kam bërë gjë. Çfarë të bëja kur sulmonin njëri tjetrin pozita dhe opozita, dhe njëra parti bënte miting, e tjetra protestë?

Presidentit vetëm shampanja i ka mbet, po pret t’ia japin ata.”, tha Meta në konferencë për shtyp.

Të fundit