Kryemadhi takon zyrtaren e Kongresit Amerikan: Dua të përfitoj nga eksperienca e saj, për një Shqipëri më të fortë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar në SHBA me Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

Gjatë një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi e cilëson zyrtaren amerikane një model shumë të fortë, për t’u ndjekur nga të gjitha gratë edhe në Shqipëri.

“Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë”, shkruan Kryemadhi.