Flash News

KRYESORE

Kryeministri Conte ua përsërit sërish shteteve skeptike: Gabim nëse negociatat shtyhen sërish

Kryeministri Conte ua përsërit sërish shteteve skeptike: Gabim

Kryeministri italian Guseppe Conte deklaroi se për BE-në do të bënte një gabim të madh nëse do ta shtynin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.

“Do të ishte dritëshkurtësi, nga pala evropiane, të vendosim për një shtyrje të mëtejshme të hapjes së negociatave, pas shtyrjes nga Këshilli Evropian në qershorin e kaluar. Në këtë fazë në çdo rast, sigurisht që nuk zvogëlohen detyrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të vendosura nga Bashkimi Evropian”, tha kreu i qeverisë para Senatit në funksion të Këshillit të ardhshëm Evropian

Ai shtoi se qëndrimi “jo” do të dërgonte sinjale negative në rajon. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të largoheshin edhe më shumë nga unioni, e kjo do të sillte pasoja të mëdha.

“Refuzim pa dhënë as mundësinë për të kryer detyrat e shtëpisë do t’i largonte ato vende nga horizonti Evropian. Zgjerimi është një proces që lejon shtetet anëtare të bëjnë kontrolle shumë më të efektshme pasi të kenë filluar negociatat e pranimit. Përjashtimi do të ftohte Tiranën dhe Shkupin në dinamikën e paqëndrueshmërisë politike , me pasoja edhe në nivelin rajonal” shkruan “Il Messagero”.

Të fundit