Flash News

KRYESORE

Përdorimi i të dhënave të votuesve nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

Përdorimi i të dhënave të votuesve nga e-Albania, SPAK nis

SPAK ka nisur verifikimet pas dyshimeve për nxjerrjen e të dhënave personale nga portali e- Albania dhe përdorimi i tyre, siç denoncoi dhe Partia Demkratike dje, për zgjedhjet e 25 Prillit.

Mësohet se SPAK po verifikon nëse kjo database është vënë funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

SPAK do të marrë kopjo të të dhënave te e-Albania në Kryeministri për të verifikuar nëse janë te njëjta me ato të publikuara.

Kujtojmë që dje Partia Demokratike, nëpërmjet Enkelejd Alibeajt akuzoi Partinë Socialiste për shkeljen flagrante të privatësisë së qytetarëve.

Ai tha se në selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania. Referuar investigimit të një mediaje, Alibeaj tha se Partia Socialiste disponon një databazë ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç.

Të fundit