Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sfidat e grave në fushatat zgjedhore: Një "betejë" me paragjykimet dhe pabarazitë

Në Shqipëri, përfshirja e grave në politikë është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas vendosjes së kuotave gjinore dhe reformave që synojnë barazinë në përfaqësim. Megjithatë, rruga drejt një gare të drejtë zgjedhore për gratë mbetet e vështirë dhe e mbushur me sfida që shkojnë përtej votave. Ato përballen me paragjykime të rrënjosura, diskriminim, financim të pabarabartë, presion shoqëror dhe vështirësi për të balancuar jetën profesionale me atë personale.
Një arenë ende e pabarabartë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e përshkruan garën politike për gratë si një fushë që mbetet e dominuar nga burrat, pavarësisht përmirësimeve në përfaqësimin e tyre. “Në Shqipëri ka pasur përparime të dukshme, por realiteti është ende sfidues. Kultura politike ende ruan paragjykime të rrënjosura mbi rolin e grave, duke e bërë më të vështirë konkurrimin e tyre në kushte të barabarta”, thotë Tabaku. Sipas saj, për të pasur një garë të drejtë, nuk mjafton vetëm prania e grave, por duhen ndryshime strukturore që mundësojnë pjesëmarrjen e tyre efektive në vendimmarrje.
Gjatë fushatave elektorale, gratë politikane përballen me një sërë paragjykimesh që shpesh nuk aplikohen për homologët e tyre burra. “Një nga më të zakonshmet është ideja se gratë nuk janë mjaftueshëm të forta për të udhëhequr”, shpjegon Tabaku. Sipas saj, vëmendja shpesh zhvendoset nga programi politik tek jeta personale e kandidateve, duke përfshirë pamjen e jashtme, familjen dhe jetën private. Gratë politikane etikohen si "emocionale" ose "të papërshtatshme" për vendimmarrje të rëndësishme dhe përballen me një nivel më të lartë kriticizmi publik.
Një nga vështirësitë më të mëdha për gratë në politikë është presioni familjar dhe sfida për të balancuar angazhimet politike me jetën personale. “Balancimi mes karrierës politike dhe jetës familjare është një sfidë. Kam kërkuar dhe ndërtuar një mbështetje të fortë nga familja ime, e cila më ka ndihmuar të menaxhoj angazhimet e mia politike pa u ndjerë e kufizuar”, thotë Tabaku. Ajo thekson rëndësinë e ndryshimit të narrativës mbi gratë në politikë dhe promovimin e një shoqërie ku përgjegjësitë familjare ndahen në mënyrë më të ekuilibruar mes burrave dhe grave.
Punë dyfish më e madhe për të njëjtin respekt

Gratë në politikë shpesh përballen me nevojën për të punuar dyfish më shumë për të fituar të njëjtin respekt dhe mbështetje si kolegët e tyre burra. “Si grua në politikë, shpesh duhet të demonstroj më shumë kompetencë, përkushtim dhe përgatitje për të marrë të njëjtin nivel respekti si kolegët e mi burra”, pohon Tabaku. Ajo e cilëson këtë si një realitet të hidhur që buron nga një kulturë politike ku gratë ende shihen si përjashtime dhe jo si standard në poste të rëndësishme drejtuese.
Një tjetër sfidë që gratë përballen në politikë është mungesa e një rrjeti të fortë solidariteti. “Gratë duhet të mbështesin njëra-tjetrën, të inkurajojnë pjesëmarrjen dhe të promovojnë arritjet e njëra-tjetrës”, thotë Tabaku. Një problem tjetër i madh është financimi i pabarabartë për gratë kandidate. “Rrjetet financiare të politikës janë kryesisht të dominuara nga burrat dhe gratë shpesh nuk kanë të njëjtin akses në burimet financiare apo mbështetësit e fuqishëm ekonomikë”, shpjegon ajo.
Financimi dhe kuotat gjinore: Përfaqësimi i grave në politikë rrezikon të mbetet sipërfaqësor

Kuotat gjinore kanë qenë një mjet për të rritur numrin e grave në politikë, por jo gjithmonë kanë ndikuar në fuqizimin e tyre real në vendimmarrje. “Në disa raste, kuotat përdoren si një mjet propagandistik, ku gratë vendosen në lista thjesht për të përmbushur një kërkesë ligjore, pa pasur ndikim real”, vlerëson Tabaku. Sipas disa studimeve të Rrjetit të Grave “Barazi në Vendimmarrje”, me mbështetjen e National Democratic Institute (NDI) rezulton se kuotat gjinore, si mekanizëm i vetëm, nuk janë të mjaftueshme për të garantuar pjesëmarrjen domethënëse të grave në politikë. Ndërsa kuotat shpesh zbatohen për të përmbushur kërkesat ligjore, partitë politike shpesh shfrytëzojnë vakumet ligjore për të shmangur angazhimet e mirëfillta ndaj barazisë gjinore.
Një tjetër dimension i strategjive zgjedhore të grave është përdorimi i mediave sociale dhe shpërndarja e materialeve promovuese. Studimi ka zbuluar se një përqindje më e lartë e grave dhe vajzave, 82,98%, raportuan përdorimin e mediave sociale në krahasim me 72,34% të burrave dhe djemve. Po ashtu, 68,09% e grave dhe vajzave shpërndanë materiale promovuese, kundrejt 57,45% të burrave dhe djemve. Gratë kanë tendencë të zgjedhin këto strategji me buxhet më të ulët për të kompensuar mungesën e burimeve njerëzore dhe financiare. "Medias sociale është një mjet që ndihmon për të kompensuar mungesën e burimeve njerëzore në arritjen e votuesve online dhe komunitetit," shpjegon Tabaku.
Një tjetër ndryshim i dukshëm mes kandidatëve burra dhe grave është madhësia e ekipeve të fushatës. Kandidatët burra kanë tendencë të krijojnë ekipe më të mëdha. Mesatarja e numrit të individëve në ekipet e kandidatit burra është 24.92, ndërsa për gratë është 13.09. Ky ndryshim pasqyron faktin se gratë shpesh i japin përparësi përdorimit të mjeteve më të përballueshme, siç janë mediat sociale, për të mbushur hendekun e burimeve financiare dhe njerëzore që kanë në dispozicion.
Pavarësisht sfidave të shumta, gratë po tregojnë gjithnjë e më shumë se mund të jenë lidere të suksesshme dhe të ndikojnë në mënyrë domethënëse në politikë. Për të arritur barazinë e vërtetë, nevojiten reforma të mëtejshme, ndryshime kulturore dhe mbështetje më e madhe për gratë që zgjedhin të angazhohen në këtë fushë. Politika nuk duhet të mbetet një terren i dominuar nga burrat, por një hapësirë ku gratë dhe burrat kanë mundësi të barabarta për të kontribuar në zhvillimin e vendit.
Përgatiti: Elva Kurti
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38