Flash News

KRYESORE

Kukësi me dy fytyra ndaj Debrecenit, në pjesën e dytë shthuret e pëson 3 gola

Kukësi me dy fytyra ndaj Debrecenit, në pjesën e dytë

Kukësi i bëri të ëndërrojnë tifozët në pjesën e parë të lojës në takimin kundër Debrecenit, kurse në të dytën zhgënjeu jo pak dhe mbylli takimin në disavatazh 3-0. Një humbje e thellë kjo, që ua bën gati të pamundur verilindorëve kualifikimin për në fazën pasardhëse, raundin e dytë të fazës kualifikuese të Ligës së Evropës.

Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u shthur totalisht, duke u ndëshkuar 3 herë.

Hungarezët kaluan në avantazh në minutën e 54 me anë të Garbës, ndërkohë që Varga më pas realizoi dygolësh në minutat 77 dhe 83.

Ekipi që kalon në fazën pasardhëse, do të ndeshet me Torinon. Por edhe pse pas 1 jave Kukësi do të luajë në shtëpi, rezultati 3-0 është mjaft i vështirë për t’u përmbysur. Gjithsesi futbolli është një lojë ku mrekullirat ndodhin. Mundësia e fundit e verilindorëve është ndeshja e kthimit.

Të fundit