Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Kulla pranë teatrit të ri? Rama e mohon kategorikisht; Veliaj e Margariti jo
Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar për ndërtimin e një teatri të ri, nuk janë të pakta dyshimet nga zërat që thonë se mund të ngrihen kulla.
I ftuar në emisionin Real Story me gazetarin Sokol Balla, kryeministri Edi Rama ngriti zërin dhe përsëriti disa herë që në truallin e Teatrit Kombëtar nuk do të ngrihen kulla, pavarësisht se nuk pranoi të përgjigjej se c’do bëhej me truallin që mbetet bosh.
“Ça të them atë fjalën që thoshte Kadri Roshi? Nuk ka kulla aty, nuk ka more vëlla! Si t’ua shpjegoj? E kam thënë 100 herë? Brenda, jashtë, mbrapa në të gjithë perimetrin nuk ka kulla”, tha Rama.
Ndërsa dje, ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi për Report tv se do të ishte gabim nëse godina të mos ketë dhe funksione të tjera!
“Do të ishte e gabuar të mos e vishnim me funksione të tjera hapësirën rreth e përqark teatrit. Do të jenë kulla apo godina dykatëshe nuk është një vendim që mund ta vlerësojmë tani”, tha Margariti.
Ndërkohë, Veliaj më herët, Veliaj deklaroi në ‘Opinion’ se nuk mund të garantojë asgjë kur u pyet nëse pas teatrit mund të ndërtohen kulla.
“Ajo është një pronë e bashkisë dhe Bashkia Tiranë do zgjedhë formën për ta zhvilluar një pronë publike”, – u shpreh Veliaj, duke argumentuar se mund të ndërtohet hotel, park apo diçka tjetër dhe se bashkia do ta mendojë çfare do bëjë aty në një moment tjetër.