Flash News

KRYESORE

Kumbulla ndryshon ekip, e duan gjigantët e Serie A

Kumbulla ndryshon ekip, e duan gjigantët e Serie A

Hellas Verona mund të humbasë shërbimet e Marash Kumbullës dhe klubi është dakord. Skuadra italiane ka nisur bisedimet me Napolin për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso pëlqen të riun.

19-vjeçari ka qenë objekti i bisedës ndërmjet dy drejtorëve sportivë. Napoli shfaqi më herët interesim edhe për lojtarin Amir Rrahmanin, ndërsa tani do dhe shqiptarin tjetër. Ekipi napolitan duket i dashuruar pas shqiptarëve, pasi ka në skuadër dhe Elseid Hysajn.

Verona nuk e ka problem të shesë lojtarin dhe do të përfitojë nga kartoni i tij. Kumbulla nuk do të nxitohet, ai do të jetë në një ekip që të ketë minuta loje. Shtatlarti mund të transferohet dhe të qëndrojë i huazuar te Verona.

Të fundit