Flash News

KRYESORE

Kur rrezikoni të s'kualifikoheni, ambasada e SHBA u tërheq vëmendjen aplikantëve të lotarisë amerikane

Kur rrezikoni të s'kualifikoheni, ambasada e SHBA u tërheq

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka tërhequr vëmendjen sërish aplikantëve të lotarisë amerikane që të shmangin gabimet që mund t’i s’kualifikojnë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA thekson se çdo person duhet të regjistrohet vetëm një herë për lotarinë, pasi në të kundërt s’kualifikohet.

“Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të s’kualifikohen. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit”, sqaron ambasada.

Të fundit