Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Aktet e rezistencës së dhunshme ndaj regjimeve tiranike, shkruan teologu Reinhold Niebuhr, ndërmerren nga njerëz “të çmendur”, të bekuar me atë që ai e quan çmenduri sublime, “sublime madness.” Edhe pse këta të çmendur e dinë fort mirë që dora vrastare e regjimit represiv do të bjerë pabesisht dhe mizorisht mbi ta dhe të afërmit e tyre, ata kurrë nuk heqin dorë nga rezistenca ndaj të keqes, përkundër të gjitha hamendësimeve, sepse fuqia e tyre buron nga thellësitë hyjnore të zemërimit popullor.
Akte të tilla sfiduese e detyrojnë regjimin të dridhet dhe të belbëzojë sepse e kapin në befasi, ndodhin atëherë kur regjimi as nuk e pret dhe as që e imagjinon . Shpërthime të tilla të zemëratës popullore ndodhin atëherë kur kapardisja dhe arroganca e pushtetit kap kufij aq banalë saqë, regjimi fillon ta krahasojë popullin e tij me organet gjenitale. Një revoltë e përmasave të tilla e tmerron dhe i kall datën regjimit, duke i kujtuar atij fatin tragjik të tradhtarëve të këtij vendi. Akte të tilla i fusin frikën qenve të tij besnikë. Sepse, një akt i tillë heroik dhe sfidues, i cili ndërmerret nga njerëz të thjeshtë dhe të pambrojtur, është ose fundi i popullit ose fundi i regjimit. Pikërisht për këtë arsye regjimi ndërmerr masa represive të dhunshme dhe të paimagjinueshme për të shuar zjarrin dhe revoltën që buron nga zemrat e lira, të cilat nuk i durojnë kamzhikun dhe darët e pushtetit. Ndëshkimi i kalon kufijtë e terrorit, sepse shërben si mesazh presioni dhe paralajmërimi për cilindo që e çon në mendje një rebelim të tillë të bukur.
Një fenomen të tillë të “çmendurisë sublime “, e gjejmë të trajtuar bukur në trilogjinë e Aleksandër Solzhentisyn tek “ Arkipelagu Gulag”. Në një rast ai na rrëfen historinë e një ish-ushtari të dënuar, i cili po transportohej bashkë me disa të burgosur të tjerë drejt burgut dhe që në një çast të vetëm arriti të çarmatoste dhe të eliminonte dy rojet të cilët po i shoqëronin. Pas kësaj, ai iu kthye të burgosurve duke u thënë se tashmë ata ishin të lirë. Por, të burgosurit, në vend që të gëzoheshin që kishin një mundësi për tu arratisur i pushtoi menjëherë një frikë dhe panik. Duke treguar hapur mosaprovimin për veprimin që kishte bërë ushtari trim, të gjithë u ulën dhe pritën pjesën tjetër të kolonës së të dënuarve. Më kot ushtari i shkretë u mundua që t'i bindte që ajo ishte e vetmja rrugë drejt lirisë; askush nuk ia vuri veshin. I befasuar nga mosreagimi i të dënuarve, ai i rrëmbeu armët e rojeve të vrara bashkë me fishekët dhe u largua i vetëm. Rojet e që erdhën më pas pasi panë ç’kishte ndodhur e ndoqën atë. Ai vrau shumë prej tyre ndërsa me fishekun e fundit vrau edhe veten.
I gjithë 'Arkipelagu...' mund të ishte shembur nëse edhe të burgosurit e tjerë do të vepronin në të njëjtën mënyrë. Nëse të gjithë dënuarit do të bënin të njëjtën gjë, sigurisht, regjimi do të rrëzohej në çast, por askush nuk reagoi, askush nuk iu bashkua aktit heroik të ushtarit, të gjithë ulën kokën dhe pranuan që, ashtu si delet, të niseshin drejt thertores. Është e pashpjegueshme, dhe logjikisht e papranueshme që, edhe pse të gjithë të dënuarit ishin me një këmbë në varr, edhe pse po shkonin drejt vdekjes, askush nuk gjeti forca dhe kurajo për t’iu kundërvënë regjimit dhe për të rezistuar.Të mbijetuarit e regjimit e njohin mirë këtë efekt, ashtu siç njohin raste pafund që iu kundërvunë regjimit më të egër, që ka njohur bota në ditët e tij më të lavdishme. Edhe pse dhuna, terrori, represioni shtetëror derdheshin pakursyer mbi ta dhe familjet e tyre, ata kurrë nuk u dorëzuan. Ata e njohin mirë efektin mpirës dhe shkatërrues që ka te njerëzit kombinimi i frikës me mungesën e shpresës. Sa më tiranik regjimi, aq më i egër, i dhunshëm dhe i pandjeshëm bëhet, dhe po aq frikë injekton; dhunë e cila më pas transformohet në terror. Sepse, sa më shumë diskreditohet, aq më e rrezikshme dhe e dhunshme bëhet kjo lukuni injorantësh proto-bolshevikë. Dhe kjo nuk përbën më një anomali, është thjesht një simptomë e sëmundjes së një vendi, i cili po shkon me rrapullimë, drejt një kolapsi të plotë shpirtëror dhe ekonomik. Një revoltë e tillë është shenjë e fillimit të rënies, dorëzimit dhe kapitullimit të plotë të një regjimi.
Si një përpjekje e fundit për t'i bërë ballë arrogancës helmuese të tradhtarëve, dhe një përpjekje e fundit për të ndalur duart e oligarkëve nga pasuria publike. Njerëz të tillë konsiderohen “vandalë” ,“barbarë”, “malokë”, “të palarë”, “të pakrehur”, të paaftë për të kuptuar “dashurinë e madhe” që regjimi ka për ta, si dhe të padenjë për “sakrificën e madhe” që qeveria bën për ta. Ata shikohen me tallje dhe përbuzje nga regjimi dhe ithtarët e regjimit, vetëm sepse ata guxuan të thyejnë frikën. Por, harrojnë që vjen një moment që vetëm një pikë e derdh kupën e mbushur plot me zemërim, vetëm një shkëndijë i vë flakën revoltës popullore. Nëse përpiqesh ta shtypësh këtë zemërim me dhunë, terror dhe represion, zjarri i saj do të shumëzohet në mënyrë të shpejtë dhe të paimagjinueshme anekënd Shqipërisë, sepse siç thotë një fjalë e urtë latine “populli është si pasqyra, sa më shumë e thyen aq më shumë ndriçon.”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38