Flash News

KRYESORE

Kurti ligjëratë në universitetin ‘Harvard’, biseda moderohet nga profesori i njohur Nicholas Burns

Kurti ligjëratë në universitetin ‘Harvard’, biseda

Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard ka ftuar Kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti për një bisedë online në Universitetin Harvard, në bashkëpunim me Harvard Institute of Politics dhe Harvard Kennedy School.

Biseda do të moderohet nga Profesori i njohur i Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ambasadori Nicholas Burns. Profesori Burns ka shërbyer në qeverinë e Shteteve të Bashkuara për 27 vjet.

Si Oficer i Shërbimit të Jashtëm, ai ishte Nën sekretar i Shtetit për Çështjet Politike nga 2005 deri në 2008, ka drejtuar negociatat mbi Marrëveshjen Bërthamore Civile të SHBA-Indisë; një marrëveshje afatgjatë rreth ndihmës ushtarake me Izraelin; dhe ishte negociatori kryesor amerikan në programin bërthamor të Iranit. Burns ishte Ambasadori amerikan në NATO (2001-2005), Ambasadori në Greqi (1997-2001) dhe Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit (1995-1997).

Kjo ngjarje vjen në një kohë të rëndësishme duke marrë parasysh situatën aktuale në Kosovë. Kryeministri Kurti kohët e fundit foli për ndërhyrje nga i dërguari amerikan në Kosovë, Richard Grenell dhe Presidenti Trump, për rolin e tyre në rrëzimin e qeverisë në Kosovë.

Gjithashtu, Kryetari i Komisionit të Dhomës për Punë të Jashtme Eliot Engel dhe Robert Menendez kanë folur kundër politikave të Trump ndaj Kosovës-Serbisë.

Të fundit