Flash News

KRYESORE

Kush është ‘atentatori’ i dytë që po kërkon policia, biznesmeni i arrestuar me makinë të blinduar dhe konfliktet me bandën e Aldo Bares

Kush është ‘atentatori’ i dytë që po kërkon

Pas Redjan Rrajës, policia po vijon aksionin për të rënë edhe në gjurmët e dy personave të tjerë të dyshuar si përfshirë në atentatin ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur bashkë me Pëllumb Muharremin dhe shoferin e tij, Andi Maloku. Ky i fundit humbi jetën dje, për shkak të plagëve të rënda.

Gazetari Spartak Koka ka dhënë detaje mbi aksionin mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, duke sqaruar se policia është përqendruar në Lushnje, pasi personi i dytë i përfshirë në atentat është Julian Sulo, një person i njohur i botës së krimit.

“Ai ka njohje më një grup rival të Pëllumb Muharremit dhe para disa kohësh i janë sekuestruar rreth 70 mijë euro dhe automjet me vlerë 100 mijë euro”, tha gazetari.

Një vit më parë, Sulo u arrestua ndërsa udhëtonte me një makinë të blinduar tip BMW dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Gjatë kontrollit nga policia e Lushnjes në lagjen “Gafur Muço”  iu gjet një pistoletë tip “Grand Poëer Q 100”, një krehër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sulo ka qenë një nga të dyshuarit për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldoi Bares.

Julian Sulo u vetëdorëzua në polici, por u lirua më pas për mungesë provash.

Ndërkohë në vitin 2016, Julian Sula u plagos në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”.

Të fundit