Flash News

KRYESORE

Kushtoi 10 milionë euro, makina e re luksoze që i shtohet koleksionit të Ronaldos

Kushtoi 10 milionë euro, makina e re luksoze që i shtohet koleksionit

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, së fundmi i ka bërë sërish vetes një dhuratë që kap milionat e eurove.

Koleksionit të makinave luksoze të CR7, i është shtuar një "Bugatti Centodieci" që kushton 10 milionë euro.

Sipas mediave italiane, Ronaldos do t’i duhet të presë deri në vitin 2021 që makina t’i vijë në shtëpi, pasi kjo makinë do të jetë me ngjyrat bardhë e zi, ashtu si fanella e Juventusit.

Bugatti Centodieci ka 1600 kuaj fuqi dhe arrin 100 km/h për 2,4 sekonda. Centodieci është një version më i rafinuar i Bugatti Chiron, të cilën portugezi e zotëron.

Nga ky lloj makine ekzistojnë vetëm 10 në të gjithë botën, teksa Ronaldo ndër vite ka blerë, tetë Ferrari, disa Roll Royce, BMW dhe McLaren, derisa tani e ka shtuar edhe një jaht super të kushtueshëm.

Të fundit